Live

Abazi: LDK po kërkon çka nuk i takon

21:43 / 15 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Deeputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është bashkangjitur debateve në rrjete sociale lidhur me dështimin e së shtunës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës LVV-LDK.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se “LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin”.

Deputeti i LVV-së ka thënë se “LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës”.

Postimi i plotë i Abazit:

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”., ka shkruar Abazi.

Edhe bashkëpariakja e Abazit, deputetja Arbërie Nagavci, ka thënë sot se me LDK-në mund të falsin dhe për presidentin, “madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta… Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovran”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...