PRISHTINË | 16 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri k dhënë një fije shprese për koalicionin me VV-në.
Ai thotë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke vazhduar bisedimet për të gjitha modalitetet dhe se ndërmjet dy partive nuk ka marrëdhënie kushtëzimi.
Haziri thotë se të gjitha çështjet janë të hapura në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe çështja e një presidenti konsensusal.
“Është në tavolinë ajo. Krejt janë duke u biseduar çështjet e hapura. Nuk mund të them se përjashtohet një bisedim ose u pranua. Është çështje që ka mbetur si modalitet në tavolinë”, u shpreh Haziri për Radio Evropa e Lirë.
Ndonëse të dy partitë kanë deklaruar se kanë arritur të harmonizojnë programin qeverisës, ndarja e disa dikastereve ende është duke u negociuar, ndërkohë që çështja më problematike mbetet pozita e presidentit të Kosovës.