Live

Familja e Kate dhe William bashkë në drekën e Krishtlindjeve

13:08 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 20 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Princi Louis është rritur duke marrë pjesë vazhdimisht në drekën e Krishtlindjeve me Mbretëreshën dhe prindërit e tij, Princi William dhe Kate Middleton, si dhe vëllanë e motrën, Princi George dhe Princesha Charlotte.

Të mërkurën, familja e pesë anëtarëshe arritën në drekën festive në dy makina të veçanta.

Duka i Cambridge ishte parë duke vozitur një makinë me djalin e tij të madh Princin George, ndërsa Dukesha e Cambridge ishte fotografuar duke vozitur fëmijët e saj më të vegjël, Charlotte dhe Louis.

Sidoqoftë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se sa ndryshe duket Louis.

Me flokët e tij bionde vogëlushi dukej pothuajse identik me vëllanë e tij të madh, i cili në të njëjtën mënyrë sportive kishte rregulluar edhe flokët njësoj.

Shpërndaje në

U Kopjua