Live

AGK-ja kërkon shkarkimin e ministrit Endrit Shala pas sulmit ndaj gazetarit

18:33 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 20 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Kjo për shkak se Endrit Shala ka sulmuar gazetarin e IndeksOnline e cila është dokumentuar edhe në disa pamje të publikuara sot në media.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  kërkon nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, pas publikimit të pamjeve ku shihet se si ai godet gazetarin e IndeksOnline, Ensar Ramadani”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ky është reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  kërkon nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, pas publikimit të pamjeve ku shihet se si ai godet gazetarin e IndeksOnline, Ensar Ramadani.

Këto pamje dëshmojnë se si një person që përfaqëson institucionet e shtetit, pa frikë godet gazetarin. Një person i tillë nuk meriton të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës,e  aq më pak përfaqësues i popullit.  Në një situatë të tillë AGK kërkon nga kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që të distancohet nga ky veprim i Shalës.

AGK vlerëson se pas publikimit të kësaj videoje , çdo gjë është e qartë dhe se drejtësia duhet të veprojë sa më parë.

Sjellja e ministrit karshi gazetarit i cili po kryente detyrën e tij, për AGK është e papranueshme dhe e patolerueshme. Situata bëhet edhe më e rëndë kur Shala, një ditë para se të publikohen këto pamje, kishte deklaruar se nuk e ka goditur gazetarin Ramadani.

AGK kërkon nga Shala, që të kërkoj falje publike, të pranojë fajësinë dhe në të njëjtën kohë nuk mjaftohet vetëm  me një intervistim të tij nga ana e prokurorisë. Në të kundërtën  fton të gjithë kolegët gazetarë që të bojkotojnë punën e tij derisa ndaj këtij akti të merren masa konkrete nga autoritet përkatëse.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...