Live

Tërmeti në Shqipëri, Vuçiq: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj

15:11 / 21 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 21 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të jetë në mesin e donatorëve më të mëdhenj që do ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai ka paralajmëruar se qeveria e Serbisë të hënën do ta marrë vendimin për ndarjen e një shume të madhe parash.

“Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.

“Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash Shqipërinë. Besoj se do të jetë një nga tre ose katër donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën dhe vendet e tjera të prekura nga tërmeti në Shqipëri”.

Vuçiq i ka bërë këto komente në konferencën për media bashkë me liderët e tjerë ballkanikë pas takimit të tretë rajonal që ata kanë pasë në Tiranë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...