Live

Arilena fiton Festivalin e Këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

10:19 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E HËNË, 23 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të mbahet në Holandë.

Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë.

Lajmërimi se Ara ishte fitues e edicionit të sivjetmë u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.

Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.

Arilena Ara është popstari që vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj.

Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me radhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjioze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016.

Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...