Live

Ekstradohet nga Gjermania 35 vjeçarja për veprën “Vrasje e rëndë”

16:42 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Sot nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar një grua e dyshuar për një vrasje.

“Ju njoftojmë se lidhur me rastin që fillimisht është paraqitur si ,,Person i zhdukur’ e pas gjetjes së trupit të pajetë të viktimës A.K. (m/Sh/K 38 vjeçar) – ,,Vrasje e rëndë’ që ka ndodhur me datë 02.09.2018 në periferi të Ferizajt, pas një pune hetimore, mbledhjes së provave dhe dëshmive materiale lidhur me këtë rast si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit e me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë drejtuar autoriteteve Gjermane, me datë 18.12.2019 nga autoritetet Gjermane është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë e dyshuara M.P. (f/Sh/K 35 vjeçare)”, thuhet në kumtesën e policisë

Pas përfundimit të procedurave në Hetuesi dhe Prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh .

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...