Ledri Vula është njëri nga reperët më të lakmuar në tregun vendor.
Këngët e tij dëgjohen dhe pëlqehen jashtëzakonisht shumë, gjë që e ka bërë më të favorizuar për publikun.
Jo rrallë herë ai është përfolur se është ëndrra e çdo femre, thuajse çdo vajzë e re e lakmon ta ketë të dashur, ose më pak se kjo të paktën një foto me të.
Por, nuk po del të jetë vetëm ëndërr e vajzave të rritura. Është një vogëlushe ajo që ka mahnitur Ledrin dhe çdo kë me kartolinën e dërguar ‘Bababgjyshit”, në të cilën shkruante:
“I dashur babagjysh, këtë vit jam sjellë shumë mirë, të lutem që këtë vit të ma sjellësh një surprizë për mua.
Dua ta takoj Ledri Vula të lutem. Me dashuri Uri Nika dhe familja ime.”
E natyrisht që Ledri dëshirën e dërguar babagjyshit ia realizoi menjëherë vogëlushes bukuroshe.
Në një foto të postuar së bashku me vogëlushen shkruan:
“Fëmijët janë të mirë. Të gjitha ëndrrat/ dëshirat duhet tu bëhen realitet”./Kosovarja/.