Live

Besimtarët në festën e Krishtlindjes luten për bashkim dhe tolerancë

14:59 / 25 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është mbajtur mesha e Krishtlindjes, ndërsa pas meshës qytetarët janë shprehur të lumtur dhe me mesazhe për paqe, dashuri dhe harmoni me njëri-tjetrin.

Vera Berisha para mikrofonit të Ekonomia Online uroi paqe për të gjithë popullin shqiptar.

“Dua të uroj të gjithë besimtarëve festën, paqe dhe lumturi për të gjithë popullin”, tha ajo.

Edhe Lazër Blekpalaj u lut për paqe e dashuri ndërmjet njerëzve.

“Është festë e madhe krishtere, porosia është paqja dashuria dhe mirësia”, u shpreh ai.

Gjustina Shushka tha se feston shumë festa dhe kjo duhet të na bashkojë dhe të kemi paqe e harmoni mes vete.

Ajo përçoi mesazhin e bashkimit dhe respektit të ndërsjellë.

“Mesazhi im të duhemi të respektohemi të nderojmë njëri tjetrin pasi dhe pse nuk jemi të shenjtë zoti nuk na fali veç për vete, zoti na fali të duam dhe të respektojmë njëri tjetrin, ajo është porosia ime. Unë jam shumë me fat që festoj shumë festa festoj Bajramin, Pashkët festoj krishtlindjen dhe jam shumë më e pasur”, tha ajo.

Një besimtar tjetër që kishte ardhur në meshën e Krishtlindjes, Don Toma, tha se festat duhet t’i bashkojnë shqiptarët e të gjitha besimeve.

“Të gjithë besimtarëve krishterë kudo që ndodhen këtu në Kosovë në mbarë botën shqiptare dua të urojë festën e Krishtlindjes festa e jetës që të jetojmë së bashku me të gjithë shqiptarët e të gjitha besimeve, sepse festat janë tonat dhe duhet të gëzojmë së bashku, urime për shumë mot në familje me gëzim dhe lumturi”, tha ai.

Ipeshkvi Don Lush Gjergji gjatë meshës së mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, duke uruar besimtarët krishterë tha se kjo festë është ajo që i bashkon të gjithë pa dallime.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...