Live

Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe

15:39 / 29 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 29 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Kuvendi i Kosovës porsa është konstituuar, kurse tashmë ka nisur të flitet për zgjedhje të reja. Pavarësisht se si merren vesh shqiptarët, serbët janë mësuar me presione e me betejë të përditshme për mbetje në Kosovë.

Kështu ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një bisedë për televizionin publik serb.

“Krahina jonë sikur të ishte Belgjika për sa i përket konstituimit të institucioneve, por ne ngadalë po marrim rezultate fenomenale për Listën Serbe dhe për mua është lajm i vitit që serbët kanë rënë dakord dhe kushdo që dëshiron të formojë qeverinë, duhet të trokasë në derën tonë”, tha Gjuriqi, transmeton Koha.net.

Sipas tij, pavarësisht se si rrjedh dialogu i mëtejmë mes shqiptarëve, “serbët në Kosovë e Metohi janë mësuar me presione dhe kërcënime por janë të gatshëm për luftë të përditshme dhe i gëzohen mbështetjes dhe ndihmës së shtetit të tyre të Serbisë që të punojë edhe më shumë në mbetjen dhe qëndrimin e tyre”.

Pas deklaratave të të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb të Kosovë, Olliver Ivanoviq, Gjuriqi ka thënë se pret “politizim dhe propagandë të mëtejme nga Prishtina me gënjeshtra të reja për serbët në veri dhe në Serbi”.

“Kërkesa jonë është që robërit që janë skllavëruar para drejtësisë së Zotit të lirohen dhe lihen të qetë, sikurse dhe Teodosijeviqi për shkak të Reçakut”, ka thënë Gjuriqi.

Kur bëhet fjalë për ngjarjet në Mal të Zi, Marko Gjuriqi ka thënë se çështja e besimit dhe e shpirtit është çështje shekullore dhe duhet të jetë larg politikës.

Ai tha se Qeveria e Serbisë i ka ndarë 150 milionë euro shtesë për zyrën e tij, duke shtuar se ato para janë për serbët e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...