PRISHTINË | 29 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Shefi i Diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka deklaruar se kundërshton fuqishëm deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe të politikanëve të tjerë serb lidhur me Kishat dhe Manastiret Ortodokse serbe në Kosovë.
Ai tha se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundshme për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi.
Statusi i tij:
E shprehi kundërshtimin e fuqishëm ndaj deklaratave të Presidentit serb Vuçiç dhe politikanëve të tjerë serbë mbi Kishat dhe Manastiret Ortodokse Serbe në Kosovës. Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundsh për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe as nuk e ka në Serbi.
Unë dua ta bëj të qartë Beogradit qe të ndal nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit. Këto deklarata sot tregojnë një shenjë të qartë qe Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës. Ligji për liritë fetare në Kosovë ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane, ai tani do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.
Lërini njerëzit të kenë festa normale dhe të qeta. Asnjë politikë në fe nuk është e nevojshme e aspak nga Beogradi që njifet për tendenca për manipulime me qytetaret serbë të Kosovës.