Live

Ismaili përuron rinovimin e Radiologjisë dhe CT-në e re në Spitalin e Prizrenit

11:45 / 30 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRIZREN | 30 DHJ 2019 | 10:34 | Nga KosovaLive

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar ndërtimin e aneksit të Radiologjisë dhe blerjen e CT-së së re në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij përurimi, ministri Ismaili tha se tani qytetarët e Prizrenit do të kenë në dispozicion një repart modern për shërbime mjekësore.

Ndërtimi i këtij aneksi dhe blerja e aparaturave të reja ka kushtuar mbi 600 mijë euro.

“Vitin 2019 po e përmbyllim me një tjetër lajm shumë të mirë për shëndetësinë. Sot, pas këtij investimi,  Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit u bë me një repart modern të Radiologjisë”.

“E pajisur me CT të re, aparaturë përcjellëse moderne dhe kushte optimale të punës, ky repart do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore”, ka thënë ministri Ismaili.

CT-ja e re 16 shtresore do të heqë edhe listën e pritjes për qytetarët e Prizrenit të cilët tani do të kenë një adresë të mirëfilltë për trajtimin e shqetësimeve të tyre shëndetësore, raporton EO.

Gjatë këtyre dy viteve, në Spitalin e Prizrenit janë zhvilluar edhe një numër i madh investimesh. Rinovimi i Klinikës Emergjente, klinikës së Internos, Pulmologji, Infektivë dhe Neurologji.

Blerja e një numri të konsiderueshëm të pajisjeve, përfshirë Laparaskopin dhe CT-n etj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...