Live

Vuçiq :Amerika kërkon pranimin e Kosovës dhe këtë vendim nuk e ndërron

15:15 / 22 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Serbisë Aleksander Vuçiq,pas takimit me zyrtarët e SHBA-ve ka thënë se për Serbinë është lajm i keq pasi  SHBA, kërkon njohjen e ndërsjellët mes Prishtinës e Beogradit pasi kjo nuk është një e re e madhe.]

Siç ka theksuar ai në takimet ,ai ka paraqitë pozicionin e Serbisë se nuk ka  gjasa e mundësi që serbët të mos fitojnë asgjë, e shqiptarët të fitojnë të gjitha.

Nuk jam aq i pa përgjegjshëm që qytetarëve të mi të ju shes mjegull ,kinse Amerika do të heq dorë nga pavarësia e Kosovës,tha Vuçiq.

Ai në vazhdim thekson se ishte me rendësi të i paraqes qëndrimet e Serbisë ,sepse nëse vetëm pak arrimë të ndryshojmë qëndrimin e Amerikës ndaj Serbisë.

Amerika është fuqi e madhe ,e cila këtë vendim nuk do ta ndryshoj.

Ne këtë vendim nuk mund ta ndryshojmë por jemi munduar të jetojmë në mitet tona.

Ndër gjërat e mira është se ato e përkrahin rrugën tonë evropiane ,ndërsa e mira tjetër është se ata nuk përzihen aty se si, do të dukej kjo marrëveshje.

Por është e rëndësishme të arrihet marrëveshja mes shqiptarëve dhe serbëve tha Vuçiq për RTS-në.

Ai ka përsëritur se situata nuk është e lehtë për Serbinë dhe se madje është “shumë e rënd, në vazhdim tha se është shumë  e rëndë duke shtuar se udhëheqësia  serbe do të vazhdoj të mbroj vendin e vet dhe popullin serb në Kosovë”.

Për ne është e rëndësishme se SHBA, janë të gatshme të na dëgjojnë dhe të i mirëpres qasjen tonë.

Ai që mendon se Serbia do të kishte marrëdhënie të këqija me SHBA-në, do të jetë e suksesshme ,ai gabon madje shumë rëndë.

Për këtë arsye ne do të përpiqemi që edhe në vazhdim   të i përparojmë edhe më marrëdhëniet me SHBA-në.

Duke iu përgjigjur pyetjeve se çka pre nga Prishtina për heqjen e taksës deri nga fundi i vitit,

Vuçiq thotë se heqja e taksës pritet të ndodhë në Dhjetor dhe si pasojë e presionit të fuqishëm të SHBA-së.

Prestigjin dhe votat në Kosovë i fitojnë ata që flasin sa më keq për Serbinë dhe kryetarin e Serbisë ,do rrallë edhe në mesin e serbëve, ashtu siç është iluzore të pritet që dikush prej tyre në këto rrethana të kërkoj diçka që është shumë racionale e normale-që të hiqet taksa.

Neve na duhet të dimë se çka është reale dhe të bëjmë politikë të urtë dhe të mençur ,ashtu që të ruajmë paqen por njëkohësisht ekonominë tonë.

Palmer përndryshe nga gjysma e këtij viti gjatë vizitës në Prishtinë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në  tryezën e bisedimeve duke theksuar se zgjidhja më e mirë është njohja reciproke.

Palmer ka vënë në pah se taksat që ka vendosur Prishtina janë pengesë për të ecur përpara ashtu si edhe Prishtina e Beogradi duhet të vendosin dhe të dakordohen se marrëveshja e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve do të përfshi edhe çështjen e demarkacionit kufitar.

Shpërndaje në

U Kopjua