PRISHTINË | 11 JAN 2020 | Nga KosovaLive
Rita Ora dhe familja e saj gjithmonë përkrahin njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë.
Gjithashtu ata surprizojnë njëri-tjetrin në mënyrat më të bukura. Pikërisht këtë ka bërë edhe babai i këngëtares me origjinë shqiptare, i cili ka befasuar vajzën e tij ndërsa ajo bëhej gati për xhirime.
Nick Ora shkoi pikërisht në vendin kur Rita po qëndronte pa i treguar asgjë.
Këngëtarja ndau lajmin me fansat duke publikuar një video ku babai i saj shihet i ulur në sendiljen e përpara të mjetit ku ajo po qëndronte.
“Jam vajza më me fat shkroi,”- shkroi 29-vjeçarja në videon e publikuar.
Ndërsa më pas ndau momente nga xhirimet që po bënte.