Live

Brad Pitt falënderon Bradley Cooperin që e ndihmoi ta linte alkoolin

12:12 / 11 Janar 2020

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 11 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Brad Pitt e falënderoi mikun e tij, yllin Bradley Cooper që e ndihmoi ta lërë alkoolin, gjatë një fjalimi të pranimit të çmimit në “National Board of Review Annual Awards Gala” të mërkurën e kaluar.

56-vjeçari i kaloi më shumë se një vit duke marrë pjesë në takimet e alkoolikëve anonimë pas ndarjes së tij në vitin 2016 nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie, dhe tani nuk konsumon fare.

Në ngjarjen e “National Board of Review”, Cooper e prezantoi Pittin me çmimin fitues të Aktorit më të Mirë Mbështetës për performancën e tij në “Once Upon a Time in Hollywood”, ndërsa ylli i “Fight Club” zbuloi se miku i tij, i cili ka abstenuar nga alkooli që kur ishte 29-vjeçar, e ndihmoi të hiqte dorë nga alkooli.

“Faleminderit, Bradley”, tha ai para turmës, sipas E! News. “Bradley vetëm e vuri vajzën e tij në shtrat dhe më pas nxitoi që ta bëjë këtë. E kam lënë alkoolin falë këtij njeriu, dhe çdo ditë ka qenë më e lumtur që nga ajo kohë”.

Pitt foli për alkoolizmin e tij në një intervistë në dhjetor me aktorin e “The Two Popes”, Anthony Hopkins për revistën “Interview” – por nuk e përmendi rolin e aktorit të “Hangover” në shërimin e tij, shkruan KOHA Ditore.

“Po e kuptoj, si një veprim të vërtetë faljeje për veten time për të gjitha zgjedhjet që i kam bërë për të cilat nuk jam krenar, se i vlerësoj ato gabime, sepse ato çuan në një mençuri, e cila çoi në diçka tjetër”, i shpjegoi ai Hopkinsit. “Nuk mund ta kesh njërën pa tjetrën. E shoh këtë si diçka që sapo po e përvetësoj në këtë kohë në jetën time. Por sigurisht që nuk mendoj se mund të marr merita për këtë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...