Live

Dy anëtarë të shërbimit amerikan vriten dhe dy të tjerë plagosen në një sulm me bombë nga talebanët në Afganistan

18:32 / 11 Janar 2020

Nga Kosova Live

Dy anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur automjeti i tyre u godit nga një bombë në jug të Afganistanit – ka njoftuar ushtria amerikane përmes një deklarate të shtunën.  

Qari Yusouf Ahmadi, një zëdhënës i talebanëve, menjëherë mori përgjegjësinë për sulmin në provincën jugore të Kandahar.

Në përputhje me politikën e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, emrat e anëtarëve të shërbimit të vrarë në veprim do të mbahen të papublikuar deri në 24 orë, pasi të jetë përfunduar njoftimi për të afërmit.

Siç raporton Daily Mail, një zyrtar afgan ka thënë që sulmi kishte ndodhur në rrethin Dand të provincës Kandahar. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të fliste me media dhe kërkoi anonimitet.

Talebanët tani kontrollojnë ose mbajnë rreth gjysmën e Afganistanit, pas gati dy dekadave të përfshirjes ushtarake amerikane në vend.

Militantët vazhdojnë të organizojnë sulme pothuajse ditore në shënjestër të forcave afgane dhe amerikane, edhe pse ata zhvillojnë bisedime paqeje me SHBA-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...