Komisioni Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për zgjedhjet, dhe se kanë filluar disa përgatitje rutinore të cilat i ka lejuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka deklaruar se janë duke pritur datën e saktë nga Presidenti për të filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“KQZ që nga momenti i dorëheqjes së kryeministrit e kemi ditë që herë apo vonë zgjedhjet do të mbahen dhe kemi filluar me përgatitje rutinore aq sa na ka lejuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Dhe në momentin kur ta kemi datën e saktë nga presidenti i Republikës , ne do të filloj seriozisht të merremi me zgjedhjet”, ka thënë Daka.
Kryetarj Daka ka deklaruar se janë në mungesë të një anëtari, mirëpo kjo mbetet të zgjidhet nga Presidenti,ka thënë ajo.
“KQZ me Kushtetutë duhet të jetë në përbërje prej 11 anëtarëve së bashku me mua, megjithatë ne në përbërjen tonë nuk e kemi edhe një anëtar të ish koalicionit PAN dhe kjo çështje është çështje për të cilën është, në kompetencë të presidentit jo të tonën, e gjithsesi ne edhe pse kemi mungesë të një anëtari do t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe obligimet tona ashtu siç parashihet me Kushtetutën, pra ajo nuk është pengesë , por gjithsesi do të ishte më mirë që ishin të gjithë“.
Daka ka treguar se KQZ-ja,edhe pse ende nuk e dimë datën e zgjedhjeve ,komisioni ka hartuar planin e punës.
“KQZ tashmë i ka rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtar , vëzhguesve vendor dhe ne jemi munduar që në këtë periudhën jashtë zgjedhore të bëjmë një plan të veprimit dhe të fokusohemi në përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve, gjithsesi ne do të bëjmë të gjitha ato çka na lejon ligji e Kushtetua, pastaj në fund përsëri u mbetet subjekteve politike dhe atyre të cilët në ditën e zgjedhjeve e kanë tërë procesin në duart e tyre të vendosin se a do kemi zgjedhje fer dhe të drejta apo jo”,u shpreh Daka.
