Live

Pas 10 viteve zbulohen detaje se çfarë kishte ndodhur kur Kanye West i morri mikrofonin Taylor Swift në VMA

17:23 / 24 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Edhe pas 10 vitesh përflitet për ngjarjen e  madhe në VMA, kur Kanye West i morri mikrofonin Taylor Swift për ti thënë se ajo nuk e meritonte cmimin kryesor dhe se ai duhej ti jeper Beyonces.

Në një histori gojore rreth VMA-ve të vitit 2009 me Billboard, prodhuesit e shfaqjes zbuluan se çfarë ndodhi pasi Kanye West hyri në skenë dhe ndërpreu Taylor Swift.


Pink shkoi drejt Kanyes dhe sipas fytyrës ajo po e qortonte atë, tha James Montgomery i cili ishte në transmetim atë natë.

Pink edhe pas spektaklit kishte thënë në twitter.” Kanye West është njeriu më **t  në botë!”

Reagimi i vërtetë Ii Beyonce nuk ishte ai që u pa live.

Ish presidenti i Viacom Van Toffler pa në prapaskenë Beyoncé duke qarë:

Unë eci pas skenës – dhe sigurisht shoh ka Beyoncé dhe babain e saj, dhe ajo po qan. Ajo ishte si, “Unë nuk e dija se kjo do të ndodhte, ndihem aq keq për të”.

Producentët u detyruan ta bindnin Taylor Swift të qëndronte pasi që ajo tashmë kishte vendosur të largohej.

Por si përfundim ajo kreu edhe performancën e saj.

Ende pas 10 vitesh kjo mbetet ngjarja më ikonike në VMA.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...