Live

Mustafa pranon koalicionin LDK-VV por jo kushtëzimet

12:24 / 28 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Isa Mustafa në një postim në facebook ,është deklaruar se ai bashkë me partinë e tij  vazhdojnë  të besojnë se vendi duhet të udhëhiqet nga dy partitë opozitare  LDK dhe VV.

Mustafa ka potencuar se është i gatshëm për koalicion me VV-në por nuk  pranon kushtëzime nga ata.

Duke pranuar se edhe LDK por edhe VV kanë  të përbashkëtat dhe specifikat e veta edhe marrëveshja duhet të jetë reciproke .

Koalicionin që pretendojnë ta bëjnë së bashku Isa Mustafa është i bindur se më e mira do të ishte të udhëhiqej nga Vjosa Osmani pa dashur të përulte kandidatin nga VV-ja Albin Kurtin   

“Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës.

Bashkëpunimin e konsideroj proces të respektit reciprok. Kam gëlltitur të kaluarën, sepse e kam vlerësuar më lart interesin e vendit sesa vetëveten.

Jemi shprehur pozitivisht për koalicion me VV në interes të forcimit të shtetit dhe dekriminalizimit të vendit.

LDK, nuk e kërkon Kryeministrin, sepse nënvlerëson z. Albin Kurti dhe meritat e tij. Por se vlerëson znj. Osmani dhe kërkesat e anëtarësisë. Vlerëson kompetencën e LDK-së, ekipin e saj, për qeverisje të mire e pa korrupsion. Kjo është arsyeja e kërkesës tonë për Kryeministër”,ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua