Dje është publikuar traileri i filmit “Joker”, ku kryepersonazh do të jetë Joaquin Phoenix.
Filmi, me regji nga Todd Phillips dhe me producent Bradley Cooper, rrëfen historinë e Arthur Fleck, një klloun i trishtë, tejet i trishtë nga Gotham. Arthur i kalon ditët duke u kujdesur për të ëmën e sëmurë dhe duke ëndërruar për momentin që do të bëhet komedian i famshëm. Ama, askush s’qesh me të – as moderatori Franklin (luajtur nga Robert De Niro) që e tall publikisht në një prej puntatave të emisionit të tij.
Arthur nuk gjen paqe dhe askush nuk tregon pikë dhembshurie për të. Një grua madje i kërkon të mos e bëjë më për të qeshur të birin…E sulmojnë në rrugë, terapistja i thotë që ia ka sjellë në majë të hundës. Janë dy minuta shumë të ngarkuara emocionalisht.
Më poshtë e gjeni trailerin e filmit.