Live

Sophia Loren zbret sërish në skenat e filmit

08:19 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Për hir të dashurisë së djalit të saj, Edoardo Ponti, aktorja e madhe, Sophia Loren, në moshën 84-vjeçare, kthehet në skenën e filmit. “Jeta përpara teje” titullohet filmi i frymëzuar nga romani i Roman Gary.

Filmi parashikohet të dalë në vitin 2020 dhe tregon historinë e Madame Rosa, – çifutja që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe të krijojë një raport tepër të fortë me një fëmijë me ngjyrë.

Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të. Ky i fundit kujdeset kur ajo sëmurët dhe detyrohet të qëndrojë në një karrige me rrota. Sofia Loren e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik ka rolin e kryeprotagonistes Rosa.

Shpërndaje në

U Kopjua