Live

A do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje? Flet deputeti Hydajet Hyseni

13:46 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka njoftuar dje se pas një jave do të largohet nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Sipas raportimeve në disa medie, ky deputet nuk është i vetmi që po largohet nga kjo parti.

Është përfolur për deputetit e VV-së, Hydajet Hyseni.

Por, Hyseni e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai thotë se tani është koha për t’u bashkuar e jo për t’u larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krejt këto lajme deputeti Hyseni, i quan shpifje.

“Janë duke e gjetur mundësinë me gjet diçka që nuk është e vërtetë. Ka shumë tema më të rëndësishme në Kosovë për t’u u merr jo kjo e imja e cila është vetëm një shpifje. E di që ka shumë dashakeqi që dëshirojnë vetëm përçarje, nuk është i vërtetë lajmi që unë të largohem nga LVV-ja përkundrazi tani është koha për të qenë bashkë, e jo për t’u ndarë”, tha Hyseni për Front Online.

Sipas Hysenit, vendi ka tema më të rëndësishme se sa mos largimi i tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e di se ku duan të dalin ata njerëz me këto shpifje dhe kujt i shërbejnë këto shpifje në kohën që mbas 3 dite merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, u shpreh Hyseni.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...