Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.
I pyetur në studio nëse klasa politike mban përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, a ka ndikuar retorika politike e këtyre viteve që t’i japë zemër krimit t bëjë një akt të till, Rama tha se nuk ka lidhje as me frustrim popullor dhe as me retorikën politike.
“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit”.
Përplasja mes Edi Ramës dhe Klodiana Lalës:
Klodiana Lala: Jetën politike ta mbajë politike. Krimi i organizuar në një farë mënyre po imitoin arrogancën e pushtet.
Edi Rama: Ma bëtë këtë pyetje dhe më keni ndërhyrë tre herë. Nuk mund të bëni pyetjen dhe të merrni përgjigjen që doni Kjo është jeta e neverithsme mediatike që unë flas
Edi Rama: Unë nuk e negocioj dot që është edukata. Pse nuk më lë të flas nuk e kuptoj pse acaron.
Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.
Edi Rama: Në cilin thelb që ti ke thënë katër fjalie nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas
Edi Rama: Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave.