Ish-kreu i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi e ka pyetur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, nëse pritet ndonjë ndryshim i madh në politikën e jashtme suedeze pas qeverisë së re atje në raport me Kosovën.
Selimi e ka pyetur konkretisht rreth qëndrimit për liberalizimin e vizave.
Bildt ka thënë se s’është ne dijeni as çfarë kanë thënë qeveria e kaluar dhe as cili është qëndrimi i Qeverisë së re, megjithatë ka thënë se do të interesohet për ta gjetur se çfarë mendon Suedia për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Më duhet të rrëfej se nuk e di se çfarë ka thënë qeveria e mëparshme për këtë. Ballkani ishte shumë poshtë në listën e tyre të prioriteteve. Qeveria e re ka shumë pak gjasa që të ketë krijuar një politikë për këtë. Do ta zbuloj”, ka shkruar Bildt.