Live

A është hakuar Binance ?

09:30 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Një sulmues kërcënoi shkëmbimin e kriptovalutave Binance për të lëshuar informacione nga KYC(Know Your Customer) të 10,000 përdoruesve nëse kompania nuk ka paguar 300 Bitcoin e cila është me vlerë afërsisht 3.5 milion dollarë.

Binance po ofron një shpërblim prej 25 bitcoin i cili vlen mbi 290,000 dollarë për këdo që jep informacion në lidhje me identitetin e sulmuesit.

Sulmuesi krijoi një grup në Telegram dhe ndau mbi 400 foto të njerëzve që mbanin pasaporta dhe dokumente identiteti nga Franca, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia dhe kombe të tjera në të gjithë botën.

Binance tha se ka mospërputhje kur krahasojmë të dhënat e klientëve që kanë dalë me të dhënat në sistemin e tyre. Shkëmbimi i cryptocurrency gjithashtu vuri në dukje se imazhet e rrjedhura të të dhënave KYC nuk përmbajnë watermark të shtypur nga sistemi i tyre.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Binance, Changpeng Zhao përmes twitter ka paralajmërar në lidhje me incidentin. “Mos bini në mashtrime. Ne jemi duke hetojmë, dhe do të japim një lajmërim së shpejti, ” tha Zhao.

Shpërndaje në

U Kopjua