Live

A ka pasur takime mes SBASHK-ut dhe zyrtarëve të Qeverisë pas grevës? – tregon Jasharaj

21:17 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervisë për kosovalive.net ka treguar se çka e dallon kryeministrin Kurti me paraardhësit e tij.

“Çka i dallon ata prej këtij, nuk dua të hyjë se çka kanë e çka s’kanë bërë prej pas luftës, por ata e kanë lënë gjithmonë një derë hapur për dialog. Në kohën e Haradinajt 3 javë kemi pasur grevë, ne kemi pasur 6 takime”, u shprehë ai.

Tutje, Jasharaj tregoi se s’ka pasur takime më me eksponentët e Qeverisë. Po ashtu ka treguar se çka i thonë simpatizantët e partisë në pushtet kur e shohin në rrugë.

“Asnjëherë s’jemi takuar. Unë udhëtoj me autobus, tashmë ka pak shikime, ka ndonjëherë ‘ja ky që bën greva’ por me këto jam mësuar dhe nuk më pengojnë këto gjëra. Nuk flasin fjalë të rënda më, por nganjëherë e lëshojnë ndonjë fjalë ‘a ka greva më’, ‘kur do me bë greva’, këto i konsiderojë normale se jam mësuar.”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk do t’i përshëndes i pari zyrtarët e Qeverisë si kryeministri Kurti, ministri Murati e deputetin Basha pasi ai nuk iu ka asgjë borxh atyre.

“Nuk do t’i përshëndesja i pari sepse unë atyre s’ju kam borxh asgjë ndërsa ata më kanë borxh shumë sepse edhe z.Kurti edhe z.Murati janë munduar shumë që të bëjnë ndikim dhe përzierje t’i fusin duart edhe në sindikatën tonë , të cilën nuk e kanë arritur”, u shprehë Jasharaj.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua