Egli është parë në gjendje të rënduar emocionale, pas injorimit të vazhdueshëm që i ka bërë Gjesti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ani pse ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë.
Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.
Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozanës.
“Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”, është shprehur ajo.