Kur shumica e qytetarëve me rastin e festës së Vitit të Ri e kanë ditë pushimi mbëmë, punëtorët shëndetësor vazhduan të punojnë duke u kujdesur për shëndetin e të sëmurëve.
Kështu, një ekip i përbërë nga mjekë e infermierë të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, në natën më të gjatë të vitit, po përkujdesen për rastet më të rënda në SHSKUK.
Po kështu, edhe shërbimet e tjera të rëndësishme shtetërore si Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, Inteligjenca e hiq me pak se këta edhe mediat e gazetarët, ishin dhe janë ende natyrisht tërë kohën në krye të detyrës. Nuk ka festa për këto kategori të rëndësishme shoqërore meqe detyra ndaj vendit i thërret për të qenë vigjilent.