Live

A po e shkel rregulloren e RTK-së zëvendësdrejtori Adi Krasta?

16:10 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Që nga gjysma e janarit të këtij viti televizioni publik i Kosovës ka një zëvendësdrejtor të ri- gazetarin nga Shqipëria, Adi Krasta. Por, i njëjti edhe pasi zuri këtë pozitë mirë të paguar, ka vazhduar angazhimin e tij në një medium privat, që dyshohet se bie ndeh me normativat ligjore me të cilat funksionin RTK-ja.

Më 14 janar të këtij viti ishte bërë publike që Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka emëruar Ardian (Adi) Krastën zëvendësdrejtor të ri të këtij mediumi publik. Krasta u zgjodh me tetë votave për dhe asnjë kundër.

Por, edhe pse mori një pozitë të rëndësishme në televizionin publik kosovar, Ardi Krasta nuk ka ndalua së punuari në një televizion publik, ku para se ti hynte garës kishte emisionin e tij të quajtur “A show”.

Konkursi për pozitën në të cilën u zgjodh gazetari nga Shqipëri, Adrian Krasta ishte shpallur më më 22.11.2022. pos tjerash në këtë konkurs bordi ishte kujdesur që të shkruante për konfliktin e interesit të kandidatëve.

“Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhej në konkurs, derisa Krasta kur aplikoi veçse ishte duke e realizuar emisionin e tij në një medium privat.

Edhe në kohën sa po zhvillohej procedura e intervistimit dhe përzgjedhjes së tij në këtë pozitë, Krasta ka transmetuar së paku dy emisione në një medium privat.

Për çudi, fiks tri ditë pasi që u mor vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë, Krasta ka transmetuar edhe emisionin ku te ftuar kishte Marsela Çibukaj, Igli Cara, Ylli Manjani, Jan Jansen dhe Gentian Progni. Emisioni u transmetua më 17 janar 2023.

Edhe më 24 janar ka transmetuar një tjetër episod të emisionit të tij në mediumin privat ku të ftuar ishin Tomor Alizoti, Besa Myftiu, Ylli Manjani dhe Hysni Gurra.

Duke qenë me pozitë zëvendësdrejtor i RTK-së, Adi Krasta në vazhdimësi në faqen e tij në facebook promovon një medium privat ku ai është ende duke realizuar emisionin e tij.

Në ligjin për RTK, nenin 31 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, thuhet se se “asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizioneve nëse ai: 1.3.ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave”.

Derisa sipas ligjit të veçantë mbi të cilin rregullohet parandalimi i konfliktit të interesit dhe funksionon agjencia e specializuar në këtë fushë “Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare”.

Edhe rregullorja për zgjedhjen e drejtorit dhe menaxhmentit tjetër të lartë të RTK-së është e qartë në pikën e konfliktit të interesit, dhe i referohet po këtij ligji specifik.

“Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në nenin 17 të kësaj rregullorje.

Telashe e akuza për kurdisje të procesit

Siç pati raportuar Insajderi, kur gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta ishte në proces të zgjedhjes për zëvendësdrejtor të RTK-së kishin dalë disa telashe që në fillim.

Në intervistën të mbajtur ai kishte dalë i dyti, ndërsa ajo që e mundi Krastën është gazetarja Ilire Zajmi, “Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, kishte thënë për Insajderin Zajmi.

Komisioni i ankesave e kishte kthyer çështjen në rivlerësim, pas ankesës së Zajmit, dhe ky komision u mblodh më 13 janar 2023.

Zajmi e kishte atakuar vendimin e komisionit të ankesave për kthimit të procesit në riintervistim dhe rivlerësim duke e konsideruar si diskriminim dhe diskreditim të figurës së saj. Ajo madje kishte pretenduar për ndryshim dhe kurdisje të rezultateve të procesit.

Zajmi, në ankesë kishte konstatuar se të njëjtës i është mohuar qasja në vendimin e komisionit të ankesave që e kishte kthyer procesin në rishqyrtim/fazën e riintervisitmit dhe rivlerësimit.

Gjatë shqyrtimit të ankesës së kandidates Zajmi, lidhur me elaborimin e ankesës para komisionit dhe konstatimeve në procesverbal, vërejte patën monitoruesit e sindikatave të RTK-së, të cilët në formë pakënaqësie e patën lëshuar takimin.

Në fund të krejt këtij procesi, Krasta u emërua zëvendësdrejtor i RTK-së në një vendim të datës 14 janar 2023 të cilin e ka nënshkruar Kryetari i Bordit, Besnik Boletini.

Kuvendi i shqetësuar me politizimin e RTK-së

Emërimi i Rilind Gërvalles në pozitën e drejtorit të kanalit shqip në RTK ishte temë diskutimi të hënën në në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me Bordin e mediumit publik,.

Disa anëtarë të këtij komisioni, në fillim të mbledhjen, u shprehën të çuditur me prezencën e madhe të medieve. Isak Shabani, anëtar i komisionit nga PDK-ja, pyeti komisionin për praninë e madhe të mediave dhe pse në disa raste nuk lejohen ato.

“Cila është arsyeja që sot marrin pjesë mediat dhe pse bëhet seleksionimi? Pse në disa mbledhje mos me marrë pjesë e në disa po?”, pyeti Shabani.Besim Muzaqi anëtar nga LVV tha se do të abstenojë për shkak se çështja e zgjedhjes së Gërvallës është politizuar shumë.

“Duhet të sqarohem përsonalisht për votën të cilën do të abstenoj për shkak të mënyrës se si është thirrur dhe është politizuar jashtë mase. Kemi pasë kërkesë për një raportim i cili ka në titullin paragjykimin, punësimet. Do të diskutojmë për punësimet politike në RTK”, tha Muzaqi.Mergim Lushtaku, zëvendëskryetari i parë nga PDK kritikoi bordin për politizim dhe përshtatje të rregullave ndaj disa personave të cilët janë aktivistë të pushtetit.

“Ne si deputetë kemi marrë pjesë në përzgjedhjen e bordit të RTK-së, gjë që edhe neve si opozitë na ka gëzu. Ne si deputetë dhe komision do t’i mbikëqyrim se sa po zbatohen të gjitha ligjet dhe rregulloret. Sigurisht që ndihem i dëshpruar duke parë informatat dhe ngjarjet në kontekst se ju keni rrëshqitur jeni politizuar. Kemi parë që ju jeni miratuar një rregullore ku ju keni përshtatur disa përsonave kur dihet qartë që konflikti i interesit është i plotësuar shumë mirë. Ne kemi kërkuar që ta shohim rregulloren gjë që nuk na ka ardhë neve si deputetë dhe e përseris të na dërgoni atë rregullore. Pra në rregullore i jeni përshtatur aktivistit të VV-së”, tha Lushtaku. /GazetaInsajderi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...