Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur për arsyet e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Ai ka thënë se ka qenë vendim i papritur dhe se anëtarët e partisë nuk e kanë ditur paraprakisht për dorëheqjen e Haradinajt.
“Ftesa e Haradinajt ka qenë befasi për të gjithë sepse emrat që janë përmendur që mund të jenë të ftuar nga dhomat e specializuara Haradinaj ka qenë emri më së paku që kemi mendu se mundet me qenë edhe ne dorëheqjen e tij e kemi kuptuar në momentin kur e ka deklaruar në Qeveri”.
Isufi deklaroi se kanë afërsi me PSD-në dhe Nismën dhe se pritet të ndodhë një koalicion mes tyre.
“Marrëdhëniet tona janë mundësi me Nismën që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë”, shtoi ai.