Live

Abazi: Beogradi vazhdon të dërgojë armë e municione në veri, po krijon panik e tensione

23:27 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, konsideron se situata me tërheqjen e Listës Serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës është blof i Beogradit.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook tha se ajo që është më brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës duke krijuar situatë paniku dhe tensione.

Megjithatë, Abazi thotë se këto metoda të Beogradit kanë qenë edhe në vitet e 90-ta, duke instumentalizuar serbët e Kroacisë, por që sipas tij, duhet kuptuar që është koha për paqe, normalitet e progres.

“Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...