Live

Abazi e akuzon Kurtin: Kushdo që ka element rugovist, është i papranushëm për të

23:02 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Haki Abazi, deptutet i rebuluar i VV-së, ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “Pressing” të T7.

Gjatë intervistës, Abazi ka bërë një akuzë në drejtim të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se për Kurtin janë të papranueshëm kushdo që ka element rugovist.

“Për zotin Kurti kushdo që ka element rugovist, është i papranueshëm, pikë. Unë kam qenë i përdorshëm, unë kam sjellë një numër të së djathtës përbrenda Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të situatës në të cilën Kosova gjendjet” – vlerësoi Abazi.

Shpërndaje në

U Kopjua