Deputeti Haki Abazi edhe në një tjetër paraqitje televizive ka pasur akuza ndaj koordinatores për komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Kësaj radhe, Abazi u shpreh se aktivistja e partisë në pushtet e që vjen nga Shqipëria, i dirigjon komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Kjo bile ndodh sipas Abazit, edhe pa qenë Mihali fare pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së.
“Absolutisht. Po e them për herë të parë, jo që dirigjohen prej qeverisë, dirigjohen prej Dejona Mihalit, e cila nëse nuk është në Grupit Parlamentar në takimet e Grupit Parlamentar, për me i hekuros çfarëdo lloj tentimi që dikush të orientojë debat për çështje përmbajtjesore, atëherë duhet pritur që konsulta të ndodh atje”, tha ai sonte në T7.
Ndër të tjera, ai shtoi se “ne kemi ardhur me premtimin e transformimit të sektorit energjetike, që është baza e zhvillimit ekonomik”.
Abazi kishte akuzuar – ndër të tjera – Mihalin muajin e kaluar për “ngufatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit”.