Pas mosarritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, lidhur me targat, ka reaguar ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ai ka thënë se është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. “Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë dhe shpërqendron misionin e Qeverisë për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Është e nevojshme që menjëherë të bëhet përparim për t’u arritur një marrëveshje për normalizim, që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet rreth çështjeve të tilla si targat”, ka shkruar Abbott në Facebook.