Live

Abdixhiku për fotografinë e Rugovës në PE: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”

18:55 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një fotografie të shpërndarë nga faqja zyrtare e PE-së, gjatë një shëtitjeje të Zelenskyt me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ku brenda hapësirave të këtij institucioni, në prapavijë është shfaqur edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku e cilësoi këtë si fotografi si “Foto e ditës”.

‘Shtëpia nuk mbahet pa miq’, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua