Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan këtë të shtunë shënoi 33 vjetorin e themelimit të saj.
Sa u mblodhën për shënimin e përvjetorin, aq u mblodhën edhe për të qenë afër elektoratit të partisë më të vjetër në vend, nën sloganin LDK ju dëgjon.
Padyshim se lideri i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku temë kryesore ka dialogun dhe zhvillimet e fundit politike lidhur me këtë proces.
Abdixhiku e cilësoi tejet të rrezikshme dhe të dëmshme pikën 7 të marrëveshjes sa i përket statusit të Kishës Ortodokse Serbe, për të cilën tha se është e njëjta sikurse në Mal të Zi.
Madje kreu i LDK-së u shpreh i bindur se kjo marrëveshje as nuk do të sjellë njohje dhe as nuk është përfundimtare, teksa votuesve të tij iu zotua se edhe nëse kjo sillet në kuvend nuk do të votohet nga ana e tyre dhe se nuk do ta pranojnë një marrëveshje të tillë.
Hiç më pak i ashpëri u tregua edhe nikoqiri, Lutfi Haziri ndaj kryeministrit Albin Kurtit për të cilën u shpreh se nuk e ka besuar se do të paraqitej aq guximshëm për të thënë se është një marrëveshje e mirë.
Nga Gjilani u tha se një epilog sa më i shpejtë me Serbinë është interes nacionalë dhe kërkesë ndërkombëtare.