Live

Adele humb 45 kilogram, por jo zërin

12:24 / 11 Janar 2020

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 11 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Këngëtarja britanike Adele ka humbur 45 kilogram dhe ka shndërruar trupin e saj falë një serie ndryshimesh në stilin e jetës.

Adele raportohet se ka humbur në mënyrë të shpejtë 45 kilogram të tepërt nga trupi i saj “obez”. Ajo u shfaq në foto e veshur me një fustan të shkurtër lulesh në një festë me James Corden dhe Harry Styles.

Në një moment Adele shihet duke folur me fansat dhe duke u treguar atyre sekretin e dobësimit të saj. Adele shihet tani jo vetëm si një këngëtare me zë fantastik, por edhe si një dietologe e mirë.

Adele është e mahnitshme për zërin e saj dhe ka patur mjaft sukses më disa nga këngët që sot janë hite botërore.Front.Online.

Shpërndaje në

U Kopjua