Live

Adelina Ismaili flet për “zhdukjen” e Rina Balajt

22:52 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, këtë vit solli një bashkëpunim me reperen e re, Rina Balaj, që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Ka qenë vet Adelina ajo e cila ka ngjallur dyshimet për një bashkëpunim tjetër, duke publikuar kështu një fotografi të Rina Balajt në InstaStory.
“Mmm-mmm diçka po vjen, baby im ka një sekret”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke mos treguar detajisht nëse do të jetë bashkëpunim apo këngë solo e Rinës.

Ndërkohë, Rina Balaj ka bërë një tërheqje të menjëhershme nga muzika, duke u zhdukur edhe nga rrjetet sociale dhe lënë në pikëpyetje fansat e saj nëse do të rikthehet apo jo.
Mesa duket, ky konfirmim nga Adelina bën të ditur se ajo shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

Shpërndaje në

U Kopjua