I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori kosovar, Fisnik Ademi. Ai rrëfen sfidat gjatë rrugëtimit 19 vjeçar si aktor. Trgon se sa vlen arti edhe se çfarë ndikimi ka në shoqërinë tonë.
“Unë personalisht thash e kam pas fatin me qenë aktor i disa projekteve të cilat kanë qenë shumë të suksesshme dhe karriera me ka shku në atë saqë kam lu mashum në serial, para ekranit televiziv, po ashtu kam moderu edhe disa emisione që kanë qenë të natyrës me kuzhinë me gruan time Dhuratën. Kështu që pothuajse që karriera 80% ka kalu para ekraneve”, shtoi ai.
Tutje, aktori Fisnik Ademi tregoi se ku e gjen vetën më shumë.
“Teatrin e du shumë sepse teatri neve na ushqen artistikisht, personalisht pa e be një rol apo dy në vit në teatër nuk e ndjej vetën të plotësuar si aktor, por ndoshta në aspektin financiar duhet me prodhu vet edhe me qenë para ekranit sepse paguhet më shumë dhe natyrisht neve na shërben më mirë”.
Emisioni i plotë: