Live

Adi Krasta po bëhet drejtor i RTK-së?

22:12 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, ka deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Hoxha ka thënë se para disa javëve në ndejë së bashku me kolegët e tij, e kishte dëgjuar këtë informacion, por i njëjti është shprehur se nuk i kishe marrë seriozisht.

“Konkursi është i hapur, sot ose nesër përfundon në ora 16:00 për drejtor të televizionit. Me të thënë të drejtën, para disa jave në një ndejë me kolegë, e kam dëgju kështu si informatë, por nuk e mora seriozisht. Thanë që Krasta do vjen si drejtor, thash “lenë mos bëni hajgare”.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, ka thënë Hoxha në një intervistë përball Ilir Mirenës në Preiskopi.

Gazeta Insajderi i ka shkruar Krastës mbi këtë çështje, por i njëjti ende nuk është përgjigjur.

Ndryshe, ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovarë dhe kjo gjë ka vënë në pikëpyetje nëse Krasta do të konkurrojë për drejtor të RTK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua