Live

Aeroporti i Greenlandës është viktima e fundit e ndryshimeve klimatike

15:49 / 16 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Aeroporti kryesor i Greenlandës ka vendosur të anulojë fluturimet civile brenda pesë viteve për shkak të ndryshimeve klimatike, pasi shkrirja e permafrostit është duke e shkatërruar pistën e aeroplanëve.

Aeroporti Kangerlussuaq, qendra kryesore e vendit, kishte 11,000 aeroplanë që zbarkonin ose niseshin vitin e kaluar.

Permafrost, është shtresë e tokës e cila është e ngrirë. Për punonjësit e aeroportit është bërë një luftë e vazhdueshme heqja e borës dhe akullit në pistë.

Si rezultat i këtyre  autoritetet e atjeshme do të fillojnë të ndërtojnë një strukturë të re nga e para.

“Ata po ndërtojnë një aeroport të ri në Nuuk dhe në veri,  Danish Airforce do të marrin përsipër përgjegjësinë për këtë aeroport”,  tha menaxheri i aeroportit Peter Høgh.

Greenland është ishulli më i madh në botë përafërsisht dhe rreth 80 përqind e sipërfaqes është e mbuluar me akull.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...