Live

“Afër 50 hektarë u dogjën në Rugovë, gjendja e zjarrfikësve e mjerueshme”

09:19 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ka pesë ditë që malet e Rugovës, saktësisht po vazhdojnë të digjen.

Përfaqësuesi i fshatrave të Rugovës, Flamur Rexhbogaj, ka thënë se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe të maleve, diku afër 50 hektarë, njofton Klan Kosova.

“Sapo e kemi parë i kemi thirrur zjarrfikësit. Kemi lajmëruar policinë për të krijuar siguri. Të gjitha ekipet kanë ardhë në vendin e ngjarjes por ka qenë e vështirë ndalja për shkak të terrenit. Banorët atje tani janë të paktë në numër por bashkëpunimi i tyre ka qenë mjaft i mirë. Ata ju kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve”.

“Mungesa e mjeteve tek zjarrfikësit ka qenë shumë e dukshme. Nuk kanë pasur mjete të duhura. Nëpërmjet një xhipi me pesë çanta me ujë, janë munduar ta ndalojnë zjarrin. Është për të ardhur keq në çfarë gjendje janë ata. Kishin vetëm pesë çanta dhe diku dy tri lopata”.

“Ka dy muaj që në Rugovë nuk ka rënë shi. Gjendja e pyjeve është e tillë, e thatë. Nuk do koment që nuk ja ka vënë dora e njeriut zjarrin por besoj të jetë nga pakujdesia dhe jo e qëllimshme. Zjarri dje është vënë nën kontroll. Zjarrfikësisht kanë vendosur një kordon dhe ashtu po e mbajnë si të sigurt. Rreziku është evident sepse është shumë e vështirë për ta ndalë krejtësisht”, tha tutje Rexhbogaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...