Live

AGK dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit Agim Ademi

13:22 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën denigruese të kryetarit te komunës së Shtimes Qemajl Aliu ndaj gazetarit të grupit Koha, Agim Ademi.

Sipas AGK-së, Aliu në një seancë të Kuvendit Komunal të Shtimes e kishte fyer dhe kërcënuar gazetarin Ademi.

“AGK-ja dënon gjuhën denigruese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit, Agim Ademi. Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal.   Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Postimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve në Facebook:

AGK-ja dënon gjuhën denigruese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit, Agim Ademi 

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal. 

Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij. 

“Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë. Sa i përket këtij gazetari që ka qëlluar fatkeqësisht korrespodent do të mundohem ta takoj pronaren e KOHËS, merru se ta kanë kap dhe ta kanë ble ai zotëria atje që bën kronika për qejf të vet, shpif dhe i godet edhe kolegët e vet”, ka thënë Aliu. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...