Live

AGK i reagon Blerim Velës: I bëjmë thirrje Osmanit që përfundimisht t’i ndalojë sulmet ndaj mediave

13:58 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj gjuhës së rrezikshme të shefit të kabinetit të presidentes, Blerim Vela.

AGK e ka quajtur “skandaloz” postimin e Velës në ‘Twitter’ ku i ka cilësuar raportimet e mediave si “pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

“Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes”, thuhet në njoftim të AGK-së.

“Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve”.

“Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...