Live

Agon Maliqi: Ka fillu edhe Kosova me korrë asi fitore si Serbia që fitojke ktynihere

20:28 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Politologu Agon Maliqi, ka reaguar mbi disa interpretime që tërheqjen e barrikadave dhe zhvillimet e fundit në veri po i shohin si sukses të Kosovës.

Maliqi thotë se Kosova ka filluar t’i “korrë asi fitore si Serbia”,duke marrur shembull Marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, e cila i dha fund agresionit serb Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.

“Ka fillu edhe Kosova me korrë asi fitore si Serbia që fitojke ktynihere. Ju që i keni do vjet ndoshta ju kujtohet qysh e shitshin Marrëveshjen e Kumanovës si sukses dhe fitore ndaj NATO-s. Qashtu diqysh edhe na i gjunjëzuam barrikadat”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua