Live

Ahmeti: Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës

13:20 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti pasi ka shprehur respektin për ekipin e televizionit të gazetarëve, ka deklaruar që ky është një proces që udhëhiqet nga BE-ja por me një mbështetje të fortë nga SHBA-të, sepse ky është një problem i Evropës pasi që nëse nuk ka stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor në radhë të parë do të jetë e rrezikuar Evropa.

Ai për Kanal10 ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i zhgënjyer nga SHBA-ja dhe Evropa dhe kështu duhet të këtë dyshime në to.

I pyetur nga Sadiku nëse Serbia është duke u ledhatuar nga faktori ndërkombëtar, ai ka thënë se SHBA-të mbështesin vetëm marrëveshje që sigurojnë paqen.

Sadiku ka pyetur Ahmeti edhe rreth zërave që të kërkohet edhe në Maqedoni një asociacion të ngjajshëm me asociacionin që po kërkohet nga serbët në Kosovë. Sipas Ahmetit, në Maqedoni ka 8 asociacione të cilat kanë drejtë të vetë organizimit në arsim, kulturë, ambient etj. “Asociacioni në Kosovë është në thelb në kuadër të kushtetutës së Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua