Live

Ahmeti: Kam informacion, s’ka marrëveshje

22:54 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Arben Ahmeti ka deklaruar se sipas informacioneve që ka siguruar nuk është arritur pajtueshmëri për një marrëveshje mes kryeministrit, Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Dy pikat problematike sipas Ahmetit, janë ato për formën e Asociacionit mbi të cilën do të themelohet ai, si dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se rezultati i takimit mund të jetë vetëm dakordim për disa pika të veçanta të planit evropian.

“Unë kam edhe informacion nga brenda që s’ka marrëveshje. Është e padrejt edhe që të analizoj. Por, do të shohim se si do t’i ‘paketojë’ këtë z.Borell, Kurti e Vuçiqi nëse dalin të ndarë nëpër media. Besoj që të dy liderët mund të dalin diku jashtë të provojnë të flasin për media. Nuk ka marrëvshje të paktën në dy pikat qëndrore të aneksit, atë që ka të bëjë me formën e Asociacionit dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes eventuale”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...