Live

Akademia suedeze ia kthen letrën Krajës: Ne e vlerësuam veprën e Handkes, jo personalitetin

15:12 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, lidhur me kërkesën që të anulohet çmimi Nobel i dhënë për shkrimtarin austriak pro-serb, Peter Handke.

Në letrën e Akademisë suedeze drejtuar kreut të ASHAK-ut shkruan se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e Handkes.

Tutje në letër thuhet se ndarja e çmimit Nobel është në përputhje me testamentin e Alfred Nobel.

Shpërndaje në

U Kopjua