Live

AKK: Murati në kontradiktë me ministrinë e tij, falja e tatimit në kundërshtim me ligjin

12:17 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se propozimi për faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Në një interviste për Indeksonline, Ibrahimi ka thënë se ky propozim i ministrit Murati është i pabazuar me legjislacionin në fuqi.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave ia ka bërë me dije që komunat nuk kanë të drejtë ligjore që të falin tatime në pronë, pasi këto lloj vendimesh duhet të sjellën në nivelin qendror.

Ibrahimi madje shton se kjo iniciativë e Muratit nuk është bërë në konsultim me komunat.

“Nuk është hera e parë. Edhe vitin e kaluar, tendenca e të njëjtit ministër, që t’ua marrë mjetet financiare nga të hyrat vetanake komunave, të cilat ishin të pashpenzuara, edhe në atë tendencë, po të ndodhte një gjë e tillë, do të ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.”

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së thotë se shqetësim si ky i tatimit nuk po ngritet për herë të parë në takimet e Asociacionit me kryetarët e komunave dhe me ministrin Murati.

“Bordi i Asociacionit ka reaguar menjëherë kur ministri Murati ka deklaruar që të ndodhë falja e tatimit në pronë nga niveli lokal. Nuk e di sa ka pasë informata të tilla, dhe ne si Asociacion kemi reaguar dhe ia kemi bërë me dije që kjo gjë është e pamundur dhe kjo është parë me dokumentin i cili është dërguar nga Ministria e Financave te kryetari Ramiz Lladrovci, i cili ka bërë një kërkesë për sqarim ligjor, dhe mund të konkludoj që Ministria e Financave kushtimisht ishte kundër deklaratës së ministrit Murati që komunat mund të falin borgjet për tatimin në pronë” deklaroi Ibrahimi.

Shqetësimi për grante është ngritur në takimin e kryeministrit me kryetarët e komunave, ku kanë marrë përgjigje se grantet do të ndahen pas regjistrimit të popullatës, por që sipas Ibrahimit, nuk është justifikim, pasi grantet janë ndarë në menyrë të rregullt edhe vitet paraprake, kur nuk kishte regjistrim të popullatës. Sipas tij, ky justifikim nuk qëndron.

“Neve si Asocicacion, gjithmonë kur kryetarët i kemi në takime me kryeministrin Kurti dhe me ministrat e tjerë, pasi takimi me ministrin Murati është i pamundur, sepse ai gjithmonë i anashkalon… ne i kemi identifikuar problemet, i kemi paraqitur para kryeministrit Kurti, dhe do të monitorojmë se cilat kërkësa do të zbatohen, dhe cilat kërkesa nuk do të zbatohen. Në takimin e radhës, ato kërkesa të komunave, të cilat janë zbatuar, do të tregojmë që janë zbatuar, dhe ato të cilat nuk janë zbatuar dhe nuk ka ndonjë zotim nga ministrat e ministrive përkatëse, përsëri do t’i ngrisim si çështje” shtoi Ibrahimi.

Ai deklaroi se komunat janë duke pasur probleme serioze dhe të mëdha. Nga ana e tij është kërkuar që të krijohet edhe fondi emergjent për komuna, i cili do t’u shërbente atyre në rastet si ky i fundit me vërshime.

“Komunat janë duke u ballafaquar me probleme jashtëzakonisht të mëdha. Patëm çështjen e vërshimeve prej 19 janarit. Neve kemi krijuar patjetër që të krijohet një fond emergjent për komunat, në mënyrë qe drejtpërdrejt qytetarët të ndihmohen menjëherë pas ndodhive të tilla. Shresojmë që në të ardhmën nuk do të kemi vërshime apo nuk do të kemi zjarre, mirëpo duhet të jemi të përgaditur dhe ta mendojmë një bugjet për komunat, për raste emergjente.”

Ibrahimi thotë se Asociacioni ka kundërshtuar veprimin e ministrit Murati, i cili është pa baza ligjore, sa i përket tatimit. Deklaratat e Muratit, sipas tij, nuk janë në dispozitë me ligjin e as në proporcion me deklaratat e Ministrisë së Financave.

“Asocicacioni i Komunave të Kosovës nuk ka kundërshtuar këtë. Neve e kemi kundërshtuar veprimin e ministrit Murati i cili ka dhënë një premtim të tillë, apo ka dhënë një deklaratë të tillë, pa bazë ligjore. Neve si Asocicacion vetëm ia kemi tërhequr vërejtjen që komunat nuk mund ta bëjnë një veprim të tillë sepse nuk ka bazë ligjore. Kjo është vërtetuar edhe me shkresë nga Ministria e Financave, ku aty u konkludua që kjo nuk është e mundur nga komunat e Republikës së Kosovës. Tash, nëse do të kemi ndryshime ligjore në të ardhmën, ajo është diçka tjetër, por nuk ka mundësi që komunat të falin këtë vlerë të tatimit në pronë” pohoi Ibrahimi për Indeksonline.

“Të premtën, me 3 shkurt, Ministria e Financave bëri të qartë atë që ne e kemi ditur paraprakisht, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, që Komunat nuk e kanë atë të drejtë.”

Tutje, Ibrahimi ka ndarë detaje edhe në hapat e ardhshëm të Asociacionit, në vlerësimin e dëmve financiare që do të mund t’i kushtonte vendimi për tatimin, secilës komunë.

“Nëse ndodhemi para një veprimi të tillë, i kemi kolegjiumet tona. Të gjithë drejtorët e financave në nivelin lokal e kanë kolegjiumin e tyre profesional, ku do të bëhen këto analiza. Mirëpo, një herë për një herë nuk ka asnjë hap nga niveli qendror nuk ka asnjë hap që të bëjë andamentimin e ligjit për faljen e tatimit në pronë. Neve do ta bëjmë një analizë të tillë, patjetër, mirëpo një herë për një herë nuk ka tendencë që niveli qendror të merret me ndryshime legjislative. Në momentin që do të kemi një tendecë të tillë, atëherë neve si Asociacion do t’i bëjmë analizat tona, do të dalim në grupin punues, i cili do të mirret me amandamentimin e këtij ligji, nëse ndodhë kjo, dhe patjetër që do t’i paraqesim analizat tona se sa mund ta dëmtojë nivelin lokal një veprim i tillë… nëse dëmtohen komunat shumë, atëherë duhet të gjejë një formë që të ndihmojë komunat dhe jo t’ia marrë mjetet financiare komunave me veprime të tilla.”

Ai thotë se e hyra kryesore vetanake e komunave është tatimi në pronë. Me të gjitha pagesat pastaj, gjobat dhe tatimet e tjera, komunat i garantojnë të hyrat e tyre vetanake. Megjtihatë, sipas tij, nëse komunat do të përcaktonin një vlerë më të ulët tatimi në pronë për qytetarët, nuk do të sithe e gabuar, por që komunat nuk kanë kompetenca në vlerësimin e pronës.

“Tani për tani, me ligjin aktual, minimumi i normës tatimore në pronë është 0.15 % e vlerës së pronës, ku vlera e pronës përcaktohet nga niveli qendror. Neve kemi kërkuar që komunat të kenë fleksibilitet që kjo normë tatimore t’i lihet në dispozicion kuvendeve komunale, për vendimmarrje. Nëse kuvendet komunale mendojnë që për atë grup të interesit (qytetarët), norma tatimore të jetë më poshtë, atëherë kuvendi komunal mund të marrë një vendim të tillë, dhe të shkojë me norma tatimore më e ulët. Mirëpo, komunat, edhe me amandamentimin e ligjit, nuk do të kenë kompetencë në vlerësimin e pronës, sepse tani, faturat e ngritura të tatimit në pronë, kanë ardhur si pasojë e ndryshimit të vlerës së pronës.”

Ibrahimi thotë se, sipas vlerave të ndryshuara, pas rivlerësimit të pronës, për një pronë që në vitin 2019, janë paguar 150 euro në vit tatim në pronë. Megjithatë, inflacioni që ka goditur ekonominë, ngritja e vlerave të faturave, ngritja e çmimeve të produkteve esenciale, është duke rënduar të ardhurat mujore të qytetarëve.

Sipas tij, nëse një qytetari iu ka ngritë fatura 100%, ai do të hezitojë të paguajë tatimin në pronë.

“Po shihet që niveli qendror nuk ka konsulta të sinqerta dhe korrekte me nivelin lokal. Për këtë arsye po ballafaqohemi me këto sfida. Edhe një herë po kërkojmë që niveli qendror, në veçanti Ministria e Financave, kur merr vendime apo veprime, të cilat i prekin kompetencat e komunave, patjetër të konsultohet me komunat. Neve do e përcjellim situatën, po shpresojmë që nëse ka iniciativë të nivelit qendror për amandamentim të ligjeve të cilat prekin këto çështje, që Asocicacioni i Komunave të jetë i përfshirë sepse ne jemi zëri i vetëm i komunave, që i mbrojmë dhe përfaqësojmë interesat e komunave… Asociacioni do të jetë kushtimisht një “kujdestar” i Qeverisë, se a po i zbaton ato premtime që i ka dhënë në takim me kryetarët e komunave.

Shpërndaje në

U Kopjua