Përkundër sfidave, bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50% të mjeteve për investime kapitale që si % është më mirë se në nivel vendi e shumë më mirë se sa që niveli qendror ka shpenzuar në % mjetet për investime kapitale.
Kështu ka deklaruar Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Sipas tyre, mos-funksionilizimi i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mos-dhënia e mundësisë komunave për rishikimin e buxhetit komunal, norma e lartë e inflacionit dhe sfidat tjera që kryesisht kanë ardhur nga niveli qendror do i penalizojë komunat që të përfitojnë miliona euro edhe nga skema e grantit të performancës.“Të gjitha këto sfida kanë ndikuar që komunat mos të realizojnë shumë projekte kapitale të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit. Shpresojmë që edhe tendenca e fubsit e nivelit qendror, për fajin e vet nuk, që t’ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake nuk do të ndodhë sepse nëse ndodh kjo atëherë niveli qendror do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, thuhet në reagimin e tyre.